Pas dy javësh protestash e demonstratash mbarëkombëtare, që i vunë “flakën” Parisit dhe nuk kursyen as vendet më të frekuentuara nga turistët, si Harku i Triumfit apo bulevardi “Champs Elysees”, kryeministri francez Edouard Philippe pritet të njoftojë sot pezullimin e rritjes së taksës së naftës.
Rritja e taksës, që çon në rritjen e çmimit për konsumatorët e që ishte planifikuar të hynte në fuqi nga 1 janari, solli pakënaqësinë e shtuar të të ashtuquajturve “jelekë të verdhë”, apo njerëzve që fillimisht dolën në rrugë për të kundërshtuar këtë aspekt, e më pas demonstratat morën natyre antiqeveritare, duke u fokusuar kryesisht kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Pezullimi i rritjes së taksës, siç bëjnë të ditur burime qeveritare, pritet të shoqërohet me masa të tjera që do të synojnë dhënien fund të demonstratave mbarëkombëtare dhe qetësimin e situatës pas dy javëve ferri./a.meta