Një kortezh i përmortshëm me trupin e ish presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush është drejtuar për në Uashington pasi u largua nga një shtëpi mortore në Hjuston të Teksasit. Arkëmorti i mbuluar me një flamur amerikan u drejtua fillimisht për në Ellington Field të Hjustonit, ku priste avioni presidencial Air Force One për ta transportuar drejt Uashingtonit.
Autokolona përcillej nga oficerë policie të Hjustonit në motoçikleta. Presidenti i 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush, vdiq të premten në Huston në moshën 94 vjeçare. Trupi i tij do të arrijë sot pasdite në bazën ajrore Andrews të Marylandit dhe më vonë do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Capitolit, selia e Kongresit amerikan.
Të mërkurën në mëngjes, trupi do të sillet me autokolonë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për ceremonitë shtetërore të lamtumirës. Autokolona ku ndodhet arkëmorti me trupin e ish presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush është drejtuar për në Uashington pasi u largua nga një shtëpi mortore në Hjuston të Teksasit.
Arkëmorti i mbuluar me një flamur amerikan u drejtua fillimisht për në Ellington Field të Hjustonit, ku priste një avion presidencial për ta transportuar drejt Uashingtonit. Autokolona përcillej nga oficerë policie të Hjustonit në motoçikleta. Presidenti i 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush, vdiq të premten në Huston në moshën 94 vjeçare.
Trupi i tij do të arrijë sot pasdite në bazën ajrore Andrews të Maryland-it dhe më vonë do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Capitolit, selia e Kongresit amerikan. Të mërkurën në mëngjes, trupi do të sillet me autokolonë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për ceremonitë shtetërore të lamtumirës./voa/a.meta