Puna për Unazën e Re ka filluar, gërmimet e para shihen pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Për banorët e Tiranës dhe jo vetëm, pyetja qëndron se si do të menaxhohet trafiku në këtë aks rrugor.
Punimet pranë Unazës së re kanë nisur, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se si do të devijohet trafiku pranë këtij aksi. Në një deklaratë për shtyp theksohet se nga dogana deri tek Shkolla Teknologjike automjetet do të lëvizin në tre korsi. Ndërkohë, tek rrethrrotullimi i Shkollës Teknologjike nuk do të ketë pengesa. Ajo që duhet thkesuar është se rrethrrotullimi i ish-sheshit “Shqiponja” nuk do të jetë më një rrethrrotullim, por një gjysmë- rrethrrotullim. Që do të thotë, për t’u kthyer, duhet të kthehemi në vend, ose të shkojmë deri tek Casa Italia për të marë më pas rrugën e unazës.
Pasi u hoqen pemët dhe shtullat e ndricimit kanitieri i ndëritmit ka nisur fazën e parë të punimeve. Si fillim janë vendosur blloqe betonesh në fomën e trafikndarëseve. Puna e sapo nisur ka reflektuar tek trafiku i rënduar në këtë aks. Situata më e rëndë paraqitet në mesin e ditës, ku fluksi i lëvizjeve është më i lartë.
Dy nga rrugët kryesorë të cilave do tu jepet prioritet janë Rruga e Kavajës dhe Rruga “Dritan Hoxha”. Në këtë të fundit do të përdoren dhe “bypass”-et që automjetet të lëvizin sa më lirshëm dhe trafiku të mos bllokohet. Për të shmangur orët e gjata në trafik, do të shfrytëzohen rrugët dytësore.
Për banorët e zonës së Kasharit, si rrugë alternative do të jetë Rruga “Tre Dëshmorët”. Bashkia e Tiranës dhe ARRSH thotë që nuk do të ketë bllokim të trafikut, por rëndim të tij, për këtë kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve. /a.meta