Banorët e Astirit kanë njoftuar se pasditen e sotme, në ora 17:00, të dalin sërish në protestë për të bllokuar rrugën, në vijim të kërkesës së tyre për dëmshpërblim të plotë për banesat që do të shemben pasi preken nga projekti i Unazës së Re. Ata kanë deklaruar se sot do të dalin në protestë të veshur me jelekë fosforishent, duke marrë shembull nga protestat e organizuara në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës.
“Lajmerim! Sot ne oren 17:00 me date 3 Dhjetor, kemi protesten e radhes tek hotel Rolandi. Te gjithe do te veshim jelek fosforishent si Francezet por ngjyre portokalli mundesisht! Mos harroni pjesmarrje maksimale! Sa me te shumte ne numer, aq me e lehte fitorja! Jeleku do te na japi potence me teper!”, është ky njoftimi i banorëve. /a.meta
FOTOT NGA PROTESTA NE FRANCE