Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke investuar në 11 spitale rajonale nga Kukësi deri në Gjirokastër, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet spitalore.
Në një publikim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, theksohet se investimet ndër të tjera janë realizuar dhe në seksionin e shërbimit okulistik.
“Përmirësojmë shërbimin afër vendbanimit për qytetarët! Nga Kukësi në Gjirokastër, në 11 spitalet rajonale investuam për pajisjet moderne të shërbimit okulistik. E gjithë vëmendja te njerëzit”, shkruan Manastirliu.
/b.d