Nëse nuk i dinit efektet e marijuanës në trupin e njeriut ja çfarë duhet të dini.
Marijuana ndryshon mënyrën sesi truri i merr informacionet.
Kjo sjell ngatërresë në memorie sesa kohë ka kaluar. Individi nuk arrin të koordinojë mirë kohën me hapësirën.
Sipas Kosova Sot,prek një pjesë të trurit që i jep organizmit informacion për ngopjen me ushqim.
Kjo sjell që individët të kenë shumë oreks gjatë kohës që janë nën efektin e saj. E kundërta ndodh kur efekti kalon.
Ndryshon balancën në trupin e njeriut. Të gjitha funksionet që lidhen me balancën dhe koordinimin ndryshojnë.
Çliron dopaminën që sjell tek individi ndjesinë e të qenurit euforik.
Shkakton halucinacione në disa raste të rralla.
Rrit rrahjet e zemrës.
Tek disa persona shkakton panik dhe ndjesinë e ankthit.
Zgjeron enët e gjakut dhe sytë e personit që e konsumon bëhen të kuq.
/b.d