Kina “mbështet përpjekjet” për organizimin e një samiti të dytë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.
Mbështetja në fjalë erdhi nga ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, teksa ishte i pranishëm në G20 në Buenos Aires, pas takimit mes presidentit amerikan Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.
Kujtojmë se Samiti i parë u mbajt në Singapor më 12 qershor, ku u takuan dy udhëheqësit Donald Trump dhe Kim Jong-un. (Tema)