Nuk i ndahet udhetimeve kryeministri. Kryeministri Edi Rama u ka uruar një mëngjes të mirë shqiptarëve, nëpërmjet një videoje ku tregohet se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së re për Vullnet Shabajn, në Postribë të Shkodrës.
Rama e pati vizituar më herët këtë familje, ndërsa atëherë takoi edhe vajzën e vogël të Vullnetit, të cilës i premto se do ët bëhej shoqe me djalin e tij, Zahon.
Janë të shumta rastet tashmë, ku kryeministri Rama i “vesh” shtetit rolin e bamirësit, për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.
MIRËMËNGJES ?dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 1. Dezember 2018