Prej afro gati një viti banorët e fshatit Zgjup Kodër në Gramsh jetojnë me ankthin se banesat e tyre mund të shemben nga çasti në çast. Rrëshqitja e një sipërfaqe të madhe toke ka bërë që shumë banesa të pësojnë dëmtime të mëdha në çarje të mureve. Një ndër to është edhe banesa e Feti Dermyshit në të cilën jetojnë 5 persona.
Pas ankesave të banorëve në vend ka mbërritur grupi i emergjencave civile ku ka evidentuar demin e shkaktuar nga rrëshqitja e tokës dhe ka nxjerr të pabanueshme 28 banesa. Disa familjeve iu janë dërguar çadra. Ndërkohë disa prej banorëve shprehen se verifikimi është bërë selektiv e se fshati përbëhet nga 60 familje e jo në 28 si është bërë verifikimi.
Shkaku kryesor sipas banorëve është ndërtimi i hidrocentralit dhe mbushja e liqenit të Banjës.
Edhe pse verifikimet janë bërë, këta banorë vazhdojnë të jetojnë me rrezikun se banesat mund t’i zënë brenda.
ma.me