Ndonëse në fushë po shkëlqen, Critstiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë në jetën private. Telashet për të kaluarën ndaj futbollistit vazhdojnë që ta mundojnë. Akuzat për përdhunim janë rikthyer edhe njëherë në vëmendje. Sulmuesi i Juventusit akuzohet se disa vite më parë ka përdhunuar Katerin Majorga.
Në vitin 2009, Ronaldos i është bërë një pyetësor ku pranonte se kishte shkuar me Katerin pa dëshirën e saj. “De Spegel” ka zbardhur disa nga detajet. Megjithatë, portugezi është shprehur në atë kohë se ajo vazhdonte ta provokonte.
“Ajo tha se nuk ishte nata e përshtatshme për të bërë gjë, ishte vetëm takimi i parë dhe nuk ndihej mirë. Megjithatë, më thoshte se nuk donte, ajo ishte e gatshme dhe më provokonte. E kapa duke e përqafuar dhe aty mund t’i kem lënë shenjë. Ajo thoshte se nuk kishte dëshirë sepse nuk ishte si të tjerat, por megjithatë vazhduam dhe nuk përdorëm as masa mbrojtëse.
Në fund nisi që të më fyente duke më quajtur ‘idiot’. U mërzit dhe unë i thashë që më vinte keq”, deklaronte 33-vjeçari në dëshminë e parë. Pak më vonë, në dëshminë e dytë Ronaldo ka ndryshuar disa detaje, gjë e cila shton dyshimet mbi të.
a.ç