Moti edhe ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe me temperatura ftohta.
Pasditja sjell kalime vranësirash më të dukshme në Juglindje duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin Jugor si dhe reshje të pakta dëbore në Juglindje të vendit.
Sipas Meteoab era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3 gradë deri në 19.
a.ç