Pas pjesë së parë, e cila u mbyll pa gola mes Partizanit dhe Tiranës, e dyta ka nisur ndryshe, pasi të besuarit e Ardian Memës kanë kaluar në avantazh kundrejt “Demave të Kuq” me gol të shënuar nga djali i Presidentit, Grent Halili.
Goli u shënua në minutën e 50’, ndërsa Partizani duket se është vënë në diktatin e kampit bardheblu, pasi pjesa e dytë ka nisur me më shumë agresivitet nga Tirana, por gëzimi ka zgjatur pak kohë pasi djemtë e Skënder Gegës kanë barazuar shifrat në 1-1.
Derbi i kryeqytetit në sfidën e sotme ka një dallim të madh sa i takon pikëve të grumbulluara, pasi Partizani renditet në krye të Superligës me 32 pikë, ndërsa Tirana ndjek me marsh të avashtë me 20 pikë diferencë.
Skuadra “Bardheblu” e nisi takimi me më shumë vrull, por llogaritë nuk i dolën sipas pritshmërive, pasi Albana Hoxha mbajti të paprekur kuadratin në 45 minutat e para.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner, Skënder Gega.
Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu. Trajner Ardian Mema.