Pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj po viziton drejtoritë e policive në vend.
Kështu pas Gjirokastrës, ditën e sotme Lleshaj ka shkuar në Korçë, ku zhvilloi një takim me drejtues të policisë së këtij qarku.
Takimi u mbajt pa praninë e mediave, ashtu siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të vendit, ku ministri i Brendshëm ka zhvilluar takime të ngjashme edhe më herët.
Në këtë takim Lleshajt shoqërohej edhe nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Ministri i Brendshëm Lleshaj kërkoi luftë pa kompromis kundër krimit, korrupsionit,
“Të rritet forca zbuluese për ruajtjen e vendit, për sigurinë publike. Të vlerësohen rastet e denoncimit të qytetarëve. Të ketë një shërbim korrekt ndaj qytetarëve”, është shprehur Lleshaj.
/b.d