Një 39-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht mëngjesin e sotëm në Korçë.
Mësohet se 39-vjeçari me iniciale E.M ka qëlluar veten në këmbë me armë zjarri tip pistoletë.
Sakaq bëhet e ditur se i plagosuri pas mjekimit të marrë në spitaline Korçës, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
a.ç