Në vijim të luftës kundër trafikut të drogës nga Shqipëria, janë zhvilluar dy operacione nga policia greke.
Në kufirin e gjelbër në Kallpaq të Janinës, policia greke ka ndaluar një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 6 pako me 38 kg marijuanë.
Gjatë operacionit është ndaluar vetëm drejtuesi i automjetit, 23-vjeçari shqiptar ndërkohë që pasagjeri ka arritur të largohet me vrap. Në Selanik është kapur një bashkëpunëtor i tyre, 26 vjeçar grek. (BW)