Qëlluan në ajër pas sherrit, kapet me armë dhe kokainë i riu, një tjetër në kërkim. Dy të rinj nga qyteti i Pogradecit kanë qëlluar në ajër në zonën e Tushemishtit, pas një debati që kanë pasur mes tyre.
Me ndërhyrjen e Policisë, u bë i mundur arrestimi i njërit prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. I arrestuari është Jurgen Pepa, 24 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur A.P. 26 vjeç.
Gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, përveç sekuestrimit të armës së zjarrit, Policia i ka gjetur dhe një sasi prej gati 400 gramësh kokainë. Nisur nga ky fakt, grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes dyshon se kemi të bëjmë me një konflikt që mund të jetë shkaktuar nga prishja e pazarit të drogës. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, u arrestua Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si edhe u bë shpallja në kërkim për A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht.
Dy të rinjtë, në fshatin Tushemisht, pas një debati mes tyre, kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë që gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe 1 krehër pistoletë me 9 fishekë, që ishin në posedim të Pepës. 26- vjeçari tjetër është shpallur në kërkim.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: J. P, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec. Dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë. 1 krëhër pistolete me 9 fishekë”, bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. (Panorama)