Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda të Peruxhias ka konfirmuar dënimin me 30 vjet burgim për Renata Keten, raportuan këtë të mërkurë mediat italiane. Kete u dënua si autorja e vrasjes se Danielle Chatelain në rrugën “Oberdan” në Peruxhia, në maj të vitit 2016.
Kete punonte në banesën e të moshuarës duke u kujdesur për të. Konflikti mes të dyjave nisi pasi shqiptarja zbuloi qëllimin e italianes për tu shpërngulur dhe për të jetuar diku tjetër pa e marrë atë me vete. Sipas hetuesve, gjatë një sherri, shqiptarja e shtyu të moshuarën duke e rrëzuar nga shkallet dhe duke i shkaktuar vdekjen.
ma.me