Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin anësorin Ousmane Dembele, përkundër raportimeve se francezi dëshiron largimin.
Gjatë muajit nëntor është raportuar se 21-vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou me destinacion Liverpoolin apo Arsenalin, pasi nuk po gjen vend në Barçë shkaku i mungesës së profesionalizmit.
ESPN raporton se përkundër problemeve, Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë francezin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Këtë sezon ai ka dështuar të zë një vend në formacion pasi është vonuar shpesh në stërvitje duke luajtur videolojëra, përgatiti Koha. (b.an)