Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot z.Alexandër Arvizu me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.
Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Titullin e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm personalitete të ndryshëm nga politika dhe media/a.ç