Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 1.8 vite burgim ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasi i ndryshoi veprën penale një të dënuari për vrasje.
Prokuroria kishte kërkuar 4 vite burg për Shkëlqim Mirin, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e viteve të dënimit.
Gjyqtari kishte marrë 30 mijë Euro për të ndryshuar veprën penale, ndërsa në banesë iu gjetën 34 milionë Lekë të reja.
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri u arrestua në 10 Nëntor të vitit 2017.
a.ç