Një pilot e ka gjetur vetën në mesin e kritikave të rënda pasi në një hetim për aktivitetin e tij, është zbuluar se ai kishte rënë në gjumë të thellë gjatë një fluturimi dhe nuk u ul në destinacionin e tij final, pasi avioni shkoi 46 kilometra larg prej andej.
Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) hapi hetimin pas incidentit ku pretendohet për “paaftësi nga piloti”, me ngjarjen që ndodhi këtë muaj gjatë një fluturimi nga Devonport në Tasmani drejt ishullit fqinj King Island.
“ATSB po heton paaftësinë e një piloti të një Piper PA-31, VH-TWU, që operohet nga kompania Vortex Air, pranë Aeroportit King Island, Tasmani”, tha agjencia në një deklaratë.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimit nga Radar 24 zbulojnë se avioni 9 vendesh “Piper PA-31” ju largua pistës ku duhej të ulej me dhjetra kilometra gjatë fluturimit të tij më 6 nëntor. Sistemi i ndjekjes tregon aeroplanin të bëjë një devijim në ajër që të kthehet drejt destinacionit të tij pas zgjimit të pilotit.
Aktualisht nuk dihet se sa njerëz ishin në avion, por gjatë fluturimit, pilot ra në gjumë, ndaj ATSB do ta intervistojë atë dhe do të shqyrtojë procedurat operacionale.
Byroja e përshkroi incidentin në ajër si “të rëndë” dhe hetimi i tij pritet të përfundojë në mars të vitit 2019 kur një raport i plotë do të bëhet publik, përgatiti ”shqip”. (b.an)