Në atë që quhet edicioni i dhjetë i “Çmimin për Futbollistin e Globit” në Dubai, sponsor i të cilit është edhe gazeta Marca e futbollit, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezman janë norminuar për lojtarin më të mirë.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni më 3 janar, në bashkëpunim me Konferencën e 13’të të futbollit në Dubai, që organizohet nga Këshilli i Sporteve në Dubai.“10 vjetori për çmimet për futbollistin më të mirë në glob, është special|, ka thënë shefi ekzekutiv, Tommaso Bendoni në lajmërimin e tij.“Ne kemi kënaqësinë të prezantojmë Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappen dhe Antoine Griezman si finalist për futbollistin më të mirë”.
Ish sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, i cili fitoi sezonin e kaluar Ligën e Kampionëve, është katër herë fitues i këtij çmimi dhe ka qenë në listën e ngushtë në tetë rase, kurse pret ta fitojë atë për herë të tretë brenda tri viteve.
Megjithatë, ai do të këtë përballë dy fituesit e Botërorit, yllin e Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Atletico Madrid, Antoine Griezmann, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)