E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi e pyeti kryeministrin Edi Rama në lidhje me një lajm që qarkullon në media serbe se Rama sëbashku me presidentin serb po planifikojnë ndarjen e Kosovës.
Ndërkohë kryeministri e mohoni këtë fakt të mediave serbe duke e përgënjeshtruar e duke bërë ironi njëkohësisht me zonjën Harxhi. Rama tha se ky është një tjetër produkt kazani mediatik dhe se nuk është e këshillueshme që të përhapet në publik.
“Nuk ju detyrova asaj dhe asnjërit individualisht dhe nxora problemin qe edhe njerëz të ditur kur hyjnë në një studio hyjnë në kazan. Ku e ka parë ajo atë që ka bërë presidenti i Serbisë, ishte poshtë tavoline apo prapa derës.
Kanë folur mediat serbe dhe profesorë amerikanë për një propozim të tillë. Kjo që thatë ju është një shpifje kazani e Beogradit a e një partie nuk e di. Por dilni nga kazani. Për të ndarë Kosovën kjo është shpifje. Nuk kam plan as nga presidenti i Serbisë. Mos merrni lajme nga mediat e Sërbisë dhe i përcillni në publik”, u shpreh kryeministri. Top Channel