Shënjestra e atentatit pas të shtënave mbrëmjen e sotme në kryeqytet, është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata.
BalkanWeb mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata.
Bëhet me dije se 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (BW)