Kim Kardashian ka treguar gjendjen e saj në momentin që ka bërë video-skandalin porno. Gjatë episodit të fundit të “Keeping Up Ëith The Kardashians” Kim u shpreh se ishte e droguar gjatë xhirimit të videos.
Ajo është një nga femrat më me influencë në botë në ditët e sotme përsa i përket trnedeve më të fundit të veshjeve dhe make-upit, por u bë e njohur vetëm nëpërmjet një video-skandali porno.
Kim Kardashian është shprehur shumë herë që nuk është aspak krenare për atë video që ka bërë xhiron e rrjetit mijëra herë. Por së fundmi ylli televiziv ka zbuluar për herë të parë të vërtetën për video-regjistrimin e saj seksual në vitin 2003.
Në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka pranuar se ishte në ekstazë kur ishte filmuar në një regjistrim seksual në atë kohë. Ajo u shpreh gjithashtu se ka pirë ekstazë edhe njëherë tjetër, kur u martua për herë të parë.
“U martova duke qenë në ekstazi…ishte hera e pare. Piva njëherë ekstazi dhe u martova. E bëra përsëri dhe bëra një video seksuale. Sikundër ekziston çdo e keqe,”- tha Kim, përgatiti Shqiptarja.