Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për seanca gjyqësore për masën e sigurisë për Daniel Drobajn, ndërsa deputetët e opozitës, ashtu si media nuk janë lejuar në sallë. Deputetët e PD dhe LSI Klevis Balliu, Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Gent Strazimiri dhe Brahimllari fillimisht nuk pranuan që të dalin nga salla, por gjyqtari Besnik Hoxha ndërroi sallën dhe pas 40 minutash nisi seancën. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar vendimin duke akuzuar kryeministrin Rama.
“Opozita është e bashkuar për të mbështetur deri në fund banorët, pasi janë qytetarë të denjë, meritojnë që të kenë shtëpitë e tyre. Terrori, dhuna dhe arroganca ndaj qytetarëve do të ndalohet. Të kompensohen të gjithë deri në një”tha Noka.
Ndërsa Brahimllari i LSI u shpreh se ndaj Drobajt është ushtruar dhunë dhe kjo sipas tij është e papranueshme, pasi është një student që ka mbaruar gjimnazin me mesatare 9.6.
“Është tipik gjyq politik dhe Rama urdhëroi që opinioni mos të njihet me dhunën që është ushtruar. Edi Rama kërkon ti mbyllë gojën të gjithë shqiptarëve. Është e turpshme si policia ushtron dhunë ndaj një studenti që ka mbaruar me 9.6 mesatare. Nuk ka të drejtë Rama të ushtrojë dhunë as ndaj Danielit as ndaj të tjerëve. Përveç deputetëve është urdhëruar të dalë jashtë edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit. Prokuroria të hetojë, por ushtrimi i dhunës ndaj Danjelit është e papranueshme” deklaroi ai.
ma.me