Një person i dyshuar për së paku katër vjedhje të makinave tip “Benz”, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
Në orët e vona të së dielës, u bë arrestimi i Ksandros Kapllani, 33 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Kjo pasi policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat i riu dyshohet se është autori.
Kapllani akuzohet se më 22 shtator në lagjen “Isa Boletini” ka vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.
Më datë 23 tetor, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.
Më 18 korrik, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.
Më 9 maj, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.
Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se 33-vjeçari ka vjedhur në kohë të ndryshme katër automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.
Në lidhje me automjetet e sekuestruara, policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për veprën penale “Vjedhja”.
/b.d
Vidhte vetëm makina “Benz” dhe më pas i braktiste, kush është hajduti i vënë në pranga on Vidnews.