Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor dhe dha dënimet për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij.
Ditën e sotme avokatët e të pandehurve kanë ankimuar vendimet, duke kërkuar pafajësi për klientët e tyre.
Më 13 nëntor Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi 14 vite burg për Emiljano Shullazin.
Ndërsa mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa me 10 vite burg si dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, dhe dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.
/b.d