Policia Rrugore e kryeqytetit, njofton se për gjatë një jave ka ndalur dhjetra shtetas të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke kryer kundërvajtje të ndryshme.
Masat e mara nga polica e Tiranës janë pasqyruar më poshtë.
13 drejtues mjetesh, janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
4 drejtues mjetesh dhe motorësh, janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluara 42 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
51 leje drejtimi, janë pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.
289 drejtues mjetesh, të ndëshkuar për përdorim celulari.
117 drejtues motomjetesh të ndëshkuar pasi nuk kishin vendosur kaskën mbrojtëse.
54 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.
10 drejtues mjetesh për mos respektim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.
Drejtuesit e 5 mjeteve me targa të një shteti tjetër, janë shoqëruar për verifikim nga strukturat policore.
Si dhe janë vendosur 1957 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.