Nga Peja ku po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama shprehu sërish zhgënjimin nga Brukseli lidhur me heqjen e vizave për Kosovën.
Rama tha se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë shtet, teksa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte vendimi i duhur.
“Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij. E drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete. Kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo çast të gjitha dinamikat dypalëshe dhe shumëpalëshe.
Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE dhe gjithë atyre shteteve që janë në thmelet të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Ja pse themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur.
Vonesat në procese si Interpoli më së fundmi janë shfaqe dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon që mjerisht ngrihen dhe ngrysen me tendenca konfliktualiteti për tu viktimëzuar.”, deklaroi Rama
Rama kritika BE: Duhet t’i japet fund qasjes me dy fytyra
Kryeministri pati një reagim të ashpër ndaj BE, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën dhe çeljes së negociatave me Shqipërinë.
“Bashkimi Europian duhet t’i japë fund qasjes me dy fytyra. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, Kosovës do t’i liberalizojmë vizat sot, ndërkohë që Serbia vazhdon me hapjen e kapitujve. Do u qëndrojmë amanetëve të të parëve tane. Nuk do të mbesim vrima e fundit e kavallit në rajon”, deklaroi Rama
Ndersa kryeminsitri Haradinaj deklaroi se Kosova është dhe do të jetë e kombit tonë
“Jam i vetëdijshmëm që dy vendet tona presin më shumë. Kosova është dhe do të jetë e popullit të vet, Kosova është dhe do të jetë e kombit tonë. Kosova pret transformimin e FSK-së”, tha Haradinaj
“What the fuck”, Rama kritika Serbisë: Qasje dyfytyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% e drejtë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi i Kosovës për taksën doganore 100% ndaj mallrave serbe është një vendim politik dhe jo ekonomik.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama tha se ky vendim i qeverisë kosovare vjen si pasojë e veprimeve bllokuese të Serbisë ndaj Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Kreu i qeverisë shqiptare tregoi edhe një ngjarje, që ministrit kosovar i ishte kërkuar të mos përmendte termin Republika e Kosovës.
“Kush e sheh si vendim ekonomik taksën doganore, gabon! Jo, është vendim politik. Ministri më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonte të hiqte fjalën Republika e Kosovës në një fjalim. “What the fuck”, do thuhet në Parlamentit Europian”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërsa në veri të Kosovës do të ketë taksë doganore 100% ndaj Serbisë, Shqipëria do të heqë të gjitha tarifat doganore me shtetin kosovar.
‘Sot është koha të vëjmë 100 % tarifa në veri të Kosovës dhe zero % në jug të Kosovës’, tha Rama
vijon…