Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Presidenti Ilir Meta thotë se është i palëkundur në qëndrimin e tij për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se “Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm”.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti thotë se i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.
a.ç