Për PD propozimi i Ridvan Bodës nga kryeministri Edi Rama për Këshill Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë është rast që përdoret nga qeveria për diversione të brendshme në PD.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, deputeti Ervin Salianji tha se ky është rasti i dytë, pas propozimit të Majlinda Bregut në një funksion qeveritar. Sipas tij, në të tilla raste PD i dhimbsen më shumë atë që përballen me arrogancën.
Salianji: Qëndrimi im ka qenë i qartë prej kohësh në lidhje me çdo lloj funksionari të PD, që kush merr apo përfaqëson qytetarë të caktuar nuk mund t’i tradhtojë interesat e tyre. Nuk besoj dhe nuk dua të besoj për shkak edhe të një respekti dhe njohje që kam, që do ta pranonte një propozim që vjen nga qeveria pavarësisht aftësisve, të cilat nuk i vihen në dyshim. Për mua do të ishte e rëndë. Është rasti i dytë, më parë ish-ministrja e Integrimit propozohet nga qeveria dhe ka marrë një funksion qeveritar, të jenë raste të përdorimit të qeverisë për diversion të brendshme në PD dhe raste ku është e qartë që nuk mund t’i dhimsen PD disa njerëz që propozohen nga qeveria sesa njerëzit që luftojnë çdo ditë me arrogancën apo arbitraritetin.
Duke folur për zgjedhjet, Salianji tha se PD marrë pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojë.
Salianji: PD do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe do ti fitojë. Diskutimi sot është që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne e kemi thënë gjatë 5 viteve në opozitë që janë përfshirë persona të krimit të organizuar në politik dhe janë përdorur për të kërcënuar votuesit.
/b.d