Gjatë aktivitetit të Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua flota e re e makinave të policisë, ministri Sandër Lleshaj komentoi protestën e para parlamentit, duke kërkuar reflektim nga qytetarët. Lleshaj gjithashtu tha se “përfaqësues të caktuar të politikës të mos ngrenë dorë ndaj policisë”.
“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, pasi te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektim ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane”, u shpreh Lleshaj.
Duke folur për sfidat e Policisë së Shtetit, Ministri Sandër Lleshaj pranoi se krahas investimeve në pajime, janë shumë të rëndësishme edhe trajnimi, edukimi dhe arsimimi i oficerëve të policisë.
ma.me