Pas protestës së dhunshme të një ditë më parë, në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar po vërshojnë të tjerë familje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe dhe duan të përfitojnë nga bonusi i qirase dhe shpronësimet. Mësohet se 7 familje janë paraqitur në zyrat e njësisë për të aplikuar mbi përfitimin e bonusit të qerassh për tre vite, ashtu siç është ofruar nga qeveria për të gjithë familjet e prekura nga zhvillimi i projektit të Unazës së Madhe dhe që nuk dispononojnë dokumente pronësie.
Ndërkohë që një pjesë e banorëve të udhëhequr nga Partia Demokratike po protestojnë, ku nuk kanë munguar edhe rastet e dhunës ndaj punonjësve të policisë, me dhjetëra familje i janë drejtuar zyrave të Bashkisë dhe ARRSH për të përfituar nga zgjidhja e dhënë nga Qeveria.
I njëjti fluks banorësh ka qenë ditën e sotme dhe në zyrat e ARRSH, ku vetë ditën e sotme janë paraqitur 7 familje që kanë kërkuar informacion për plotësimin e dokumentacionit mbi përfitimin e shpronësimit të plotë për banesat e tyre, bazuar në .
Gjatë këtyre ditëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Ata janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacionin e duhur dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.