Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse. Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703. Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
ma.me