Kreu i PD, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu, ka deklaruar se projekti për Unazën e re është një megavjedhje e Edi Ramës
Ai nuk kurseu akuzat ndaj mediave, intelektualëve, shoqërisë civile dhe prezencës ndërkombëtare teksa tha se po mbështesin vjedhjen e hapur dhe po bëhen bashkëfajtorë në krim.
“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare? Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për pasarela? Per te treguar cilesine e veres? Ja ku e keni një kryeministër hajdut. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtorë”, deklaroi Basha
Sipas Bashës, një centimetër rrugë kushton 2 mijë euro.
“Ka dy javë që Rama po ushqen me propagandë opinionin publik me shpresën që do të kryejë një vepër barbare për shembjen e shtëpive. Unaza e Madhe është afera më e madhe e Edi Ramës. Rama do prishë 317 shtëpi në kundërshtim me kushtetutën. Vjedhja e parë është 40 milion euro, 2 mijë euro kushton një cm tek rruga që do të ndërtojë te Unaza e Re. Kompania që fitoi projektin e paracaktuar, e mori operatori me ofertën më të lartë. Është shkelur ligji i prokurimeve, drejtori i ARRSH do japë përgjegjësis penale para ligji. Rama është përfshirë direkt në këtë vjedhje”, deklaroi basha
Basha deklaroi se Rama po grabit pronat e shqiptarëve, duke prishur pronat pa dëmshpërblim. BAsha deklaroi se Rama i quan qytetarët zaptues, edhe pse ata e kanë blerë pronën dhe paguajnë taksa
“Tani vijmë tek grabitja e pronave. Rama nuk gjeti një kacidhe për të dëmshpërblyer pronarët e shtëpive të tyre. Rama qëndrime raciste dhe përçarëse, duke iu referuar njerëzve si shpellarë. Qeveria po vepron me dy standarde, disa po shpronësohen, disa jo”, deklaroi Basha
Basha deklaroi se Rama është një hajdut patologjik.
Sot ARRSH publikoi kostot e projektit, e cila rrezonte akuzat e opozitës
Javanews/a.ç