Një Boeing 737 i modifikuar është përdorur për të ‘luftuar’ një zjarr të madh për herë të parë, thonë autoritetet australiane.
Ish-avioni i pasagjerëve u përdor me sukses për të hedhur ujë në New South Wales të enjten dhe të premten për shuarjen e zjarrit.
Mjeti fluturues mund të mbajë më shumë se 15.000 litra ujë dhe është rezistent ndaj zjarrit.
Zyrtarët thonë se Boeing 737 ofron fleksibilitet më të madh nga avionët e tjerë, që përdoren për shuarjen e flakëve, për shkak se mund të mbajë deri në 63 zjarrfikës.
Avioni hodhi ujë drejt një zjarri të madh që kërcënonte shtëpitë në Port Stephens, 150 km në veri të Sidnei.
Boeing 737 u modifikua nga kompania kanadeze Coulson Aviation dhe ka kontratë me Shërbimin e Zjarrfikjes NSW.
Agjensia kundër zjarrit ka edhe nëntë avionë të tjerë, duke përfshirë një me kapacitet prej 45.000 litrash.