Dashamir Shehi, deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetari i LZHK-së, i ftuar në “Report Tv” ka deklaruar se është gati të kandidojë përballë Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të 2019.
Shehi tha se nëse Basha do ta propozonte emrin e tij, ai do ta pranonte kandidimin dhe madje.
“Do ta gjykojmë kur t’i vijë koha. Do e flasim. Jo. Unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po. Për këtë arsye do e pranoja.
Halim Kosova ishte burrë i mirë, por kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare.
Do jepja një këshillë që Basha. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës.
Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson” – tha Shehi.
a.c