Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të taksuar për 100 për qind mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.Shatri ka thënë në emisionin “Pressing” se vendimi i marrë të mërkurën “është menduar mirë” nga Qeveria Haradinaj.
Ai ka theksuar se konsumatorit kosovar “nuk do t’i mungojnë mallrat” nga Serbia e nga Bosnja e Hercegovina.Shatri ka thënë se vetëm një e teta e mallrave që importon Kosova janë nga Serbia.
Këto mallra, sipas tij, “do të zëvendësohen lehtë”, përgatiti ”Express”. (b.an)