Nëse Parlamenti britanik do të përpiqej të bllokonte Brexit do të ishte një tradhti ndaj votuesve, u përgjigj Theresa May përballjes në Parlament.
“Nëse Parlamenti britanik do të përpiqej të bllokonte Brexit do të ishte një tradhti ndaj besimit të atyre votuesve të cilëve këto Dhoma i besuan vendimin për të dalë nga BE-ja me referendumin e vitit 2016”, tha ajo në seancë parlamentare ku shpjegoi marrëveshjen e arritur me Brukselin në lidhje me daljen nga Unioni dhe mbi marrëdhëniet e ardhshme me Europën.
Një marrëveshje që Theresa May ka bërë thirrje që të ratifikohet në emër të interesit kombëtar, përgatiti Express. (b.an)