Kryeministri Edi Rama ka vizituar për herë të dytë policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Kjo është vizita e dytë e Ramës në pak orë brenda ambienteve të spitalit. Kryeministri shkoi për të parë mesditën e sotme 15 efektivët e plagosur gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Astirit. Gjatë kësaj vizite, ai u përball edhe me një incident ku një protestues tentoi ta qëllonte me këpucë. Në protestën e sotme u plagosën 15 policë dhe 3 qytetarë si dhe u shoqëruan 25 persona. Në gjendje më të rëndë është Ina Muka, policja 24-vjeçare e cila humbi 2 gishta pasi një kapsollë i plasi në dorë.
ma.me