Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit për të miratuar paketën fiskale të vitit 2019. Edhe pse është kundërshtuar nga këshilltarët e djathtë, përsëri paketa fiskale u miratua me shumicë votash. Demokratët e justifikuan votën kundër për taksën e pronës e cila, sipas tyre, rëndon xhepat e qytetarëve.
Partia Socialiste e konsideroi politik qëndrimin e demokratëve pasi, sipas të majtëve, taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë e Elbasanit janë pothuajse të pandryshuara prej 12 vitesh dhe përherë janë miratuar në unanimitet. Qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh vetëm me votën pro, duke shënuar 27 vota pro paketës fiskale dhe 11 kundër.
ma.me