Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka ironizuar në Parlament kërcënimin me jetë, që u denoncua një ditë më parë nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Rama në Kuvend shprehu solidaritet me kërcënimet që mori Salianji nga burgu i Fushë Krujës, por në të njëjtën kohë ka uruar që mos ti ndodhë gjë, pasi nuk e imagjinonte dot që të bëheshin thirrje si ato që bëjnë demokratët për Azem Hajdarin, por në këtë rast për Salianjin.
“Në këtë rast solidaritet me atë, si e ka ai…Salianjin, largqoftë ti ndodhi gjë se nuk i imagjinoj dot protestat që bërtasin, Ervin, Ervin ti je gjallë.
Se imagjino, Ervin, Ervin ti je gjallë.(qesh)”, tha Rama, ndërkohë që deputetët e PS në seancë kanë shpërthyer duke qeshur. /ma.me