Një efektive policie ka mbetur e plagosur rëndë sot gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre. Ajo është Ina Nuka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, e cila ishte tek parlamenti bashkë me kolegët e saj për të ruajtur rendin. Ajo ka punuar në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me heret ka studiuar tek Universiteti i Sporteve.
E reja ka humbur 4 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar. Policia tha se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë. Edhe nga ana e banorëve ka persona të plagosur që po marrin ndihmë në Spitalin e Traumës. Pas protestës policia ka shoqëruar disa protestues.“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, deklaroi Policia e Shtetit. /ma.me