Njëri krah i rrugës në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar është i bllokuar. Shkak për këtë janë bërë shkarjet e dheut nga reshjet e ditëve të fundit.
Kjo është një pjesë e autostradës Levan-Tepelenë. Shkarja e një masivi dheu ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve në këtë aks rrugor. Prej dy ditësh në afërsi të Fratarit njëra korsi e autostradës është bllokuar nga dherat duke detyruar automjetet të kalojnë vetëm në njërin krah të rrugës.
“Derisa inagurohet rruga, pa parametrat e saj detyrimisht bëhet rrezik”.
“Duhet rruga se na vdiqën mor vëlla”.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën në lartësi të kodrave nga ku vërshojnë ujërat që sjellin shkarje dheu. Reshjet e dendura të shiut në Fier dhe Mallakastër kanë shkaktuar probleme kryesisht me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në tokat bujqësore./abcnews
ma.me