56 të arrestuar, 24 prej të cilëve në flagrancë, 130 kg kokanë, armë, mallra dhe 1 milionë euro të sekuestruara, është bilanci i një megaoperacioni të Guardia di Finanza, duke shkatërruar tre banda kriminale shqiptare të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Droga e fortë kishte për destinacion Breshian në Itali, nga ku shpërndahej më pas në të gjithë Italinë e Veriut.
Grupet kriminale besohet se ishin në gjendje të trafikonin deri në 1 ton kokainë në vit e cila ruhej në tre depo farmaceutike. Të ardhurat nga droga llogariten rreth 100 mln euro. Paratë e fituara nga trafiku i kokanës, grupet shqiptare i investonin në Shqipëri.
Si trafikohej kokaina
Kokaina është sjellë në Europë përmes anijeve. Më pas, pasi mbërrite në portet e Holandës, transportohej përmes automjeteve duke e fshehur në mënyrë të sofistikuar, nga ku mbërrite në Breshia të Italisë. 30 kg kokainë u janë gjetur të fshehura në pjesën e kondicionerit dhe motorit të makinës. Automjetet që përdoreshin për transportimin e kokainës ishin Audi Q5, një Peugeot 208, dy Pegueot 3008, një Opel Insignia, një BMë Seria 5. Të gjitha automjetet i përkisnin grupit kriminal dhe iu ndërroheshin targat vazhdimisht. Për të mos rënë në sy, trafikantët blenë disa ditë para trafikimit të lëndës narkotike, biletra trageti për udhëtime drejt Shqipërisë, për të justifikuar praninë e tyre në Itali. Hetimet kanë zgjatur rreth 12 muaj dhe arrestime ka pasur në Breshia, Bergamo, Lucca, Pavia, Macerata, Monza, Modena dhe në Holandë, në afërsi të aeoportit të Amsterdamit. Gjithçka nisi pas konfiskimit të 6.6 kg kokainë një rumuni në Breshia, në fund të vitit 2017. Hetimet u përqendrua në një rrjet trafiku ndërkombëtar kokaine dhe ajo që duhej bërë ishin të gjendeshin furnizuesit. Grupet kriminale shqiptare të trafikut të kokainës ishin të përqendruara në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
U sekuestruan 1 mln euro
Hetuesit thonë se organizata ka trafikuar 350 kg kokainë, nga të cilat 130 kanë përfunduar në duart e Guardia di Finanza, ndërsa janë sekuestruar edhe apartamente e makina të trafikantëve të drogës. Hetuesit theksojnë gjithashtu se trafikantët, paratë e fituara nga trafikimi i kokainës i kanë investuar në Shqipëri.
ma.me