“Me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore me buxhetin e vitit 2019 do të përfitojnë drejtpërdrejt 580 mijë qytetarë”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi sot në seancën parlamentare për buxhetin e vitit 2019, se do të investohet për fuqizimin e shërbimit parësor, duke ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.
“Infrastruktura e përshtatshme, programi i kontrollit mjekësor për cdo qytetar në qendrën e tij shëndetësore si dhe paketa e barnave të rimbursueshme për cdo të sëmurë kronik, qoftë ky i siguruar ose jo, me një financim që edhe për 2019 do të jetë 10 miliardë e 400 milion lekë – janë hapa konkretë drejt mbulimit shëndetësor universal”, tha Manastirliu.
Vetëm gjatë vitit 2018 po investohet për rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, njofton Ministria.
/b.d