Një fëmijë guineas, i cili u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore në një plazh në jug të Spanjës, pohoi se ishte i vetmi i mbijetuar gjatë kalimit të Ngushticës së Gjibraltarit, në një gomone së bashku me nëntë emigrantë të tjerë, njoftoi sot për median Garda Civile.
“I mituri me origjinë nga Afrika frankofone pohoi se vinte nga Guinea-Conakry. Ai mbërriti i sfilitur, shumë i lodhur në brigjet spanjolle në Andaluzi, i cili ishte nisur nga Maroku’’, deklaroi zëdhënësi i Gardës Civile të provincës spanjolle të Cadiz (në jug).
I mituri u gjet në plazhin El Palmar à Vejer de la Frontera, ku është transportuar më pas në spital në Cadiz në pavionin e reanimacionit.
/b.d