Për të 17-ën ditë me radhë, banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e Unazës së Madhe, i cili prek edhe banesat e tyre. Siç kanë bërë çdo ditë, edhe pasditen e sotme protestuesit kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kaos në trafik.
Në mbështetje të protestuesve janë sërish deputetë të PD. Gjithashtu, mes protestuesve ndodhen edhe përfaqësues të të ashtuquajturës “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, aktorë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.
Një ditë më parë banorët u përleshën me policinë, ndërsa sulmuan edhe kantierin e firmës private që do ndërtojë “Unazën e Madhe”. Në ndihmë të uniformave blu shkuan FNSH, të cilët normalizuan situatën.
ma.me