Nga A.Rada / JavaNews.al
Në një javë, Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga gjysma e qarqeve të vendit. Nga veriu në jug, Policia e Shtetit kërkon plot 99 persona në gjashtë nga 12 qarqet, ndërsa mes emrave ka edhe femra.
Këto të fundit kryesisht nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike, mashtrim apo tentativë për vrasje.
Ngjarja e bujshme në ish-Bllok tregoi se personat e shpallur në kërkim përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për të gjithë qytetarët. Edhe pse fatmirësisht asnjë kalimtar nuk u prek nga të shtënat në lokalin ‘Monopoli’, gjithësesi viktima dhe një prej të plagosurve kërkoheshin nga forcat e rendit prej shumë kohësh.
Policia e Shtetit duket se kërkon të marrë maksimumin e bashkëpunimit me komunitetin, duke publikuar jo vetëm emrat, por edhe fotografitë e të kërkuarve.
Në listat e publikuara deri më sot, figurojnë qarqet me problematikën më të vogël, ndërsa praktika pritet të zbardhë edhe të ‘fortët’ e qyteteve me raste më të shpeshta.
Kështu, në Fier policia kërkon 17 persona, në Berat 18, në Vlorë kërkohen 8, në Dibër plot 22, në Korçë gjithashtu 22 persona dhe në Gjirokastër 12.
JavaNews mëson se lista e të kërkuarve nga policia është më e gjatë, por në publikimet e përditshme bëhet fjalë vetëm për ata shtetas që janë dënuar me vendim të formës së prerë me mbi 5 vite burgim.
Për këtë arsye, policia i ka cilësuar me rrezikshmëri të lartë, pasi në jo pak raste bëhet fjalë për të dënuar me burgim të përjetshëm apo 25 vite burg.
QARKU FIER:
QARKU VLORË:
QARKU DIBËR:
QARKU BERAT:
QARKU KORÇË:
QARKU VLORË:
QARKU GJIROKASTËR: